Puna nga shtëpia, ja çfarë na thotë stilistja të veshim

Puna nga shtëpia, ja çfarë na thotë stilistja të veshim

13:55, 24/03/2020
A+ Aa A-

Teksa miliona njerëz punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe takimet në skype bëhen një përditshmëri, ka shumë pyetje rreth veshjes që duhet të kemi në këto situate.

Për fat të mirë, stilistja Susie Hasler ka publikuar garderobën që duhet të ndjekim.

Harroji tutat dhe pizhamat

Ne të gjithë priremi të veshim rroba të rehatshme, kur jemi në shtëpi, por vetëm sepse nuk je më në zyrë, nuk do të thotë se nuk je në punë.

Rrobat shumë të rehatshme nuk na bëjnë mirë për shëndetin tonë mendor.

Nuk ke pse të veshesh një kostum, por një palë xhinsa apo pantallona të rehatshme, mund të bëjnë vërtetë ndryshim në mënyrën se si e shohim veten.

Vishu gjysmë-serioze, si spikerat e lajmeve

Shumë prej tyre veshin një këmishë, një xhaketë dhe xhinsa. Kjo pasi shikuesit shohin vetëm gjysmën e sipërme të tyre. E njëjta gjë vlen dhe për ju në bisedat në skype.

Ngjyra që ju bëjnë të ndiheni mirë

Luftojeni situatën duke veshur ngjyra të ndritshme, të cilat ju gëzojnë,

Mos e nënvlerëso një bluzë të bardhë

Një bluzë e bardhë e thjeshtë ësthtë diçka që nuk duhet t’i mungojë asnjë garderobe. Përfito nga situate dhe vishe atë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco