Përfundon projekti 21 vjeçar, miliona njerëz patën ndihmuar në kërkimin e alienëve

Përfundon projekti 21 vjeçar, miliona njerëz patën ndihmuar në kërkimin e alienëve

14:16, 06/03/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët e universtetit të Kalifornisë, Berkeley të projektit “SETI@home” thonë që do të ndalojnë së u dërguari detyra të reja vullnetarëve, të cilët kanë që në vitin 1999 që kërkojnë për alienë duke përdorur kompjuterin e tyre.

Projekti do të bëjë një pushim në 31 mars, sipas një postimi në ëebsite e tij, i cili thotë se shkencëtarët kanë arritur një pikë kthimi.

“Ne kemi analizuar të gjitha informacionet që na duhen tani për tani,” thoshte postimi.

Shkencëtarët tani do të fokusohen në studimin e rezultateve që kanë marrë dhe në shkrimin e një raporti mbi to.

Miliona vullnetarë rreth botës kanë shkarkuar SETI@home, për të ndihmuar në analizimin e informacioneve radio-teleskopike dhe kërkimin e inteligjencës jashtëtokësore.

Projekti kërkon fuqi shumë të mëdha kompjuterike, kështu që programi u nda në njësi më të vogla që një kompjuter i vetëm të mund ta përballonte. U krijua kështu një kompjuter gjigant, virtual.

Grupi falenderoi vullnetarët për 20 vitet ndihmë dhe tha se ëebsite do të vazhdojë të operojë.

Postimi nuk thoshte nëse kishin gjetur jetë aliene.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco