Zbulohet shpërthimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në univers

Zbulohet shpërthimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në univers

14:15, 28/02/2020
A+ Aa A-

Zbulohet shpërthimi më i madh i parë ndonjëherë në univers. Ky shpërthim që theu rekordet erdhi nga një vrimë e zezë në një galaksi qindra miliona vite dritë larg.

“Në njëfarë mënyre ai është i ngjashëm me shpërthimin e malit Shën Helena në 1980, i cili shkëputi plotësisht majën e malit,” tha Simona Xhiaçintuçi e laboratorit të kërkimeve shkencore në Uashington DC dhe autore kryesore e studimit. “ Një ndryshim kyç është se mund të futësh 15 galaksi si Rruga e Qumështit në rresht në kraterin që krijoi ky shpërthim.”

Astronomët e bën këtë zbulim duke përdorur informacione rrezesh X nga obzervatori Chandra i NASA-s dhe XMM-Newton nga ESA. Gjithashtu u përdorën informacione radiofonike nga MWA në Australi dhe teleskopi radiofonik Metrewave në Indi.

Sasia e energjisë që duhet për të krijuar një shpërthim si ky është 5 herë më i madh se rekord-mbajtësi i mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco