Si ndodhi zhdukja e Neandertalëve 40,000 vjet më parë?

Si ndodhi zhdukja e Neandertalëve 40,000 vjet më parë?

08:23, 28/11/2019
A+ Aa A-

Sipas një studimi të kohëve të fundit Neandertalët mund të jenë zhdukur si popullsi për shkak se kanë qenë grupe të vogla njerëzish dhe po ashtu edhe si rrjedhojë e ndryshimit të ADN-së dhe transformimit të saj duke krijur kështu edhe njeriun e sotëm.

Neandertalët u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë, në të njëjtën kohë njerëzit modernë anatomikisht filluan të migrojnë në Lindjen e Afërt dhe Evropë.

Për dallim nga studimet e tjera për shkatërrimin e Neandertalëve hulumtimi i ri nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven në Hollandë sugjeron që me shumë mundësi nuk janë bërë njerëzit shkak për zhdukjen e tyre.

'Prishja e specieve mund të ketë qenë thjesht për shkak të një goditje të fatit të keq, demografik', thonë studiuesit. 

Prej kohësh është menduar që zëvendësimi i Neandertalëve nga njerëzit modern ishte për shkak të presionit mjedisor ose një epërsie të njerëzve modern në lidhje me konkurrencën për burimet, vendqëndrimet dhe ushqimet.

Studimi i ri i botuar në revistën PLOS One sugjeron se këta faktorë mund të mos jenë plotësisht përgjegjës për shkatërrimin e të afërmve të lashtë njerëzorë.

"Studimi ynë sugjeron që çdo shpjegim i arsyeshëm i prishjes gjithashtu duhet të përfshijë faktorët demografikë si kryesorë", thotë Krist Vaesen nga ekipi.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco