VIDEO/ Michael Gump, artisti që vesh çdo ditë një maskim të ri

VIDEO/ Michael Gump, artisti që vesh çdo ditë një maskim të ri

10:57, 08/11/2019
A+ Aa A-

Për 365 ditë, krijuesi i projektit të artit të Hollivudit, Michael Gump, me emrin Bob Bugs, ka mbajtur një ditar të përditshëm arti. 

Por ky nuk është vetëm çdo ditar. Gump vesh çdo ditë maskat në fytyrën e tij dhe i hedh në Instagram. Shihni sa i egër bëhet ky mjeshtër i maskimit.

Artisti tregon se për realizmin e maskave të tij i nevojiten vetëm disa mjete, ngjitës dhe shumë fantazi e imagjinatë si është edhe momenti kur ai vendosi të thyejë një pasqyrë dhe copat e saj t’i ngjisë në fytyrë të shpërbëra fiks si edhe ishin thyer në mënyrë rastësore.

Madje ai ka arritur deri aty sa edhe të vendosë kapsa rrobash në fytyrë duke kapur me to, buzët, hundën, vetullat.

Ka përdorur po ashtu mustardë dhe keçap duke u kthyer në një salçiçe. Dizajnet e tij në fytyrë janë nga më të ndryshmet dhe shumë të guximshme.

Michael tregon se i preferuar i tij është Mr.greentea, zoti çaj jeshil.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco