FOTO-VIDEO/ Rasti i rrallë: Shimpanzetë femra luajnë me kukulla

FOTO-VIDEO/ Rasti i rrallë: Shimpanzetë femra luajnë me kukulla

14:15, 18/04/2019
A+ Aa A-

Dihet se në raste festash të ndryshme vajzat do të donin si dhuratë kukulla ndërsa djemtë makina por duket se një gjë e tillë është vënë re edhe tek shimpanzetë e reja femra një sjellje që ka evoluar ndoshta për t'i bërë këto kafshë nëna të mira në të ardhmen.

Femrat e reja të komunitetit të shimpanzve Kanyawara në Parkun Kombëtar të Kibales, në Uganda, përdorin shkopinj si kukulla rudimentare dhe kujdesen për to si të ishin nënat e vërteta dhe si të ishin këta shkopinj fëmijët e tyre.

Sjellja, e cila rrallë vërehet tek meshkujt, është dëshmuar më shumë se njëqind herë gjatë 14 viteve të studimit.

"Shkopi nuk iu shërben atyre për asnjë gjë, ato vetëm e mbajnë atë nganjëherë për disa minuta, herë të tjera për orë të tëra", tha udhëheqësi i studimit Richard Wrangham, një antropolog biologjik në Universitetin e Harvardit.

Këto shimpanze të vogla femra i marrin këta shkopinj edhe në foletë e tyre ku edhe vazhdojnë akoma të luajnë me to.

Është bërë edhe një studim sipas të cilit majmunët femra e meshkuj u vendosën të zgjidhnin midis lodrave të ndryshme; kukulla dhe makina. Në fund u vu re se majmunët femra zgjodhën kukulla ndërsa meshkujt makinat.

"Fakti që meshkujt dhe femrat e majmunit preferojnë zakonisht lodra njerëzore mashkullore dhe femërore, sugjeron se ka diçka biologjikisht të ndryshme për gjinitë që i bën ata të përzgjedhin në lloje të ndryshme të lodrave", tha një nga studiuesit.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco