Premium 'DUO', paketa e re familjare e Spotify

Premium 'DUO', paketa e re familjare e Spotify

15:36, 28/03/2019
A+ Aa A-

Spotify ka nisur një ofertë të re që më në fund ju lejon të ndani abonimin tuaj me personin më të rëndësishëm në jetën tuaj.

Tipar i quajtur "Premium Duo", lejon njerëzit të blejnë një abonim më të lirë për dy persona, duke i lënë ata të nënshkruajnë një kontratë të përbashkët me partnerin e tyre ose dikë tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre.

Përveç ofrimit të një mënyre për të marrë një abonim Spotify më lirë, marrëveshja e re u jep njerëzve karakteristika shtesë që zakonisht nuk janë të disponueshme në shërbim.

Për shembull, do të krijojë një "Duo Mix" të veçantë, që përzihen shijet tuaja muzikore duke krijuar një playlist të preferuar madje mund të bëni një listë muzikore të përbashkët me personin e zemrës.

Dhe i ofron çdo anëtari të çiftit një mënyrë të lehtë për të ndarë muzikën me tjetrën.

Abonimi kushton 12.49 € në vendet ku është duke u testuar. Zakonisht një abonim kushton 9.99 euro kështu që paraqet një kursim të ndjeshëm krahasuar me blerjen e dy abonimeve të veçanta.

Spotify tashmë ofron mundësinë që grupet të regjistrohen së bashku dhe të kursejnë paratë: plani i saj i paketës familjare kushton 14,99 dollarë dhe lejon deri në gjashtë persona të përdorin llogarinë.

Por, duke qenë edhe më e shtrenjtë se opsioni duo, të gjithë familjet duhet të jetojnë në të njëjtën adresë, një rregull që ka shkaktuar probleme për Spotify dhe përdoruesit e saj në të kaluarën.

Funksioni aktualisht është në dispozicion në Kolumbi, Kili, Danimarkë, Irlandë dhe Poloni dhe nuk është e qartë nëse do të futet më tej në të ardhmen ose kur.

Marrë nga: .independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco