Brumbujt e çuditshëm: Femrat ‘pëlqejnë’ meshkujt besnikë

Brumbujt e çuditshëm: Femrat ‘pëlqejnë’ meshkujt besnikë

15:27, 27/03/2019
A+ Aa A-

Femrat tek njerëzit gjatë periudhës së tyre të ovulimit, jo vetëm që tentojnë të tërhiqen nga meshkujt don zhuanë por gjithashtu i konsiderojnë ata edhe baballarë të mirë. Disa studime janë bërë për të kuptuar arsyen se përse diçka e tillë është e çuditshme.

Përgjigjja, këtë radhë vjen në njëfarë kuptimi, nga një hulumtim tjetër i kryer nga një grup nga Universiteti i Mançesterit, i cili studioi zgjedhjet në Nauphoeta Cinerea, një specie e familjes së brumbujve.

Studimi i tyre sipas studiuesve meriton interes sepse konkurrenca mes meshkujve në këto insekte mund të duket shumë e lodhshme, veçanërisht të privilegjuar janë meshkujt me një numër të kufizuar lidhjesh dhe për këtë arsye përzgjedhja e partnerit do të ishte veçanërisht delikate.

Femrat te këto gjallesa preferojnë meshkujt që kanë pasur më pak partnere në jetën e tyre.

Rezultati i hulumtimit ishte se femrat priren të hedhin poshtë meshkujt që janë çiftuar disa herë tashmë. Jo vetëm kaq, ata tentojnë të hedhin poshtë edhe meshkujt që kanë ‘frekunetuar’ disa femra edhe nëse nuk janë çiftuar me to.

Ndërsa tek njeriu ndodh diçka krejt e kundërt. Të privilegjur janë ata që njihen si ‘çuna të këqinj’.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco