VIDEO/ Sa po ndikojnë ndryshimet e klimës në jetën nën ujore?

VIDEO/ Sa po ndikojnë ndryshimet e klimës në jetën nën ujore?

08:47, 01/03/2019
A+ Aa A-

Një studim i ri i kryer së fundmi tregon ndikimin që ka ngrohja e ujit të deteve e oqeaneve për speciet e peshkut me rëndësi në tregti.

Industria e peshkimit në botë mbështetet në peshkimin e peshqve që ekonomikisht kanë një vlerë të përballueshme nga popullata. Por studiuesit kanë zbuluar se numri i peshqve në në mbarë botën është zvogëluar katër për qind që nga viti 1930.

Industritë e peshkimit vendosur në Detin e Japonisë dhe në Detin e Veriut ishin më të këqijat në rezultate. Ata përjetuan një rënie prej 35 për qind në numrin e tyre.

Industritë e tjera përfituan nga ujërat e ngrohta dhe numri i peshqve u rrit.

"Ne mbetëm të befasuar për ndikimin që ngrohja e ujit pati në popullatën e peshkut", thotë autori kryesor i studimit, ekolog Chris Free në Universitetin e Kalifornisë Santa Barbara.

Ujërat e ngrohta mund të bëjnë disa peshq më të vegjël duke i vënë nën stresin metabolik duke e bërë më të vështirë për ta riprodhuar ose për të gjetur ushqim.

Ndikimet në organizmat më të vegjël pastaj kanë ndikime kolosale në pjesën tjetër të zinxhirit ushqimor.

Nëse tendencat aktuale të popullatës së peshqve vazhdojnë në të njëjtin ritëm, bota do të duhet të dyfishojë prodhimin e saj ushqimor deri në vitin 2050.

Në 2016, 171 milion ton peshq u morën nga deti dhe ky numër pritet të rritet në 201 milion gjatë 10 viteve të ardhshme.

"Siguria e ushqimit është një shqetësim i madh, rreth tre miliardë njerëz përdorin peshq si burim kryesor të proteinave", thotë një nga studiuesit.

Ai mendon se menaxhimi më i mirë mund të ndihmojë në rregullimin e ndikimit të ngrohjes. Ai sjell si shembull zonat ku është i ndaluar peshkimi dhe ku peshqit kanë kohën e mjaftueshme të riprodhohen e shumohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco