Protestat s'ndalen, Rama i 'ndërsen' policinë! Procedon penalisht 31 persona!

Protestat s'ndalen, Rama i 'ndërsen' policinë! Procedon penalisht 31 persona!

16:39, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Ramës s’ndal presionin ndaj protestuesve të cilët tashmë kanë një muaj që protestojnë për dorëheqjen e tij.

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 31 persona për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, informoi sot policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco