Gazetarja e Syri tv njofton se disa burim konfirmojnë se është kapur nga policia një person, i cili ka qenë bashkë me autorin kur ka ndodhur plagosja.
Ndërkohë autori Nikolla Agolli është personi i kapur në Përrenjas. U kap nga policia pas koordinimit me drejtorinë e policisë Elbasan.
Mësohet gjithashtu se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë Thanë dhe janë larguar me një fugon.
Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025.

© SYRI.net