Një plagosje me armë zjarri në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.
Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë.
Mësohet se i plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.
Syzo është i njohur për prodhim, shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.


© SYRI.net