Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa lindi fëmijën e dytë të kreut të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ky i fundit ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar të shoqen në maternitet.
Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut duke i miratuar lejen prej 48 orësh, si dhe ka urdhëruar drejtorinë e Burgjeve të shoqërojë Veliajn për në maternitet nga Burgu i Durrësit drejt Tiranës.
Ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës rëndojnë një sërë akuzat, ndërsa prej më shumë se një viti Veliaj qëndron në burg.
© SYRI.net