Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

E rëndë/ Dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, ja dyshimet e para

09:16, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një çift bashkëshortësh u dhunuan me sende të forta në Fushë-Arrëz nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, kur 55-vjeçarit Skënder Nika i zunë pritë në rrugë teksa po kthehej nga puna, ndërsa në përpjekje për të shpëtuar të shoqin, pre e dhunës ka rënë edhe 51-vjeçarja, Bardhe Nika. Burrë e grua përfunduan në spital, ndërsa të pyetur nga media, ata kanë rrëfyer gjithcka ka ndodhur dhe dyshimet për autorët e ngjarjes

Syri TV

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua, Skender e Bardhe Nika, janë dhunuar me sende të forta në rrugë pranë banesës së tyre në fshatin Arst. Mësohet se Skender Nika, 55-vjeç ka qenë duke u kthyer nga puna në HEC, ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë dalë në rrugë dhe e kanë goditur. Sic tregon vet ai, personat fillimisht i janë prezantuar si policë, e më pas e kanë goditur

Bashkëshortja e tij, Bardhe Nika, 51-vjeçe pasi ka dëgjuar zhurmën, ka dalë jashtë, teksa e kanë goditur edhe atë. Nga spitali ku ndodhet për ndihmë mjekësore, ajo pohon se gjithcka ka nisur 3 ditë më parë

Burrë e grua përfunduan në urgjencën e Spitalit të Pukës, ku mësohet se 55-vjeçari ka dëmtime të shumta në brinjë dhe hematoma të tjera. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco