Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Katastrofë mjedisore në Elbasan, re të dendura tymi të zi mbulojnë zonën e ish Metalurgjikut

Katastrofë mjedisore në Elbasan, re të dendura tymi të zi mbulojnë zonën e ish Metalurgjikut

21:47, 31/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një re e dendur tymi të zi ka mbuluar këtë të diel pjesën perëndimore të qytetit të Elbasanit, në zonën pranë ish-Kombinatit Metalurgjik.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë djegur goma të përdorura dhe mbetje plastike buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës.

Ngjarje të tilla janë përsëritur disa herë në këtë zonë, ndërsa autorët vijojnë të mbeten të paidentifikuar, pavarësisht rasteve të shpeshta të djegies së mbetjeve.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse për identifikimin e përgjegjësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco