VIDEO/ Plagosje me thikë në Lushnjë, 17-vjeçari qëllon dy herë 42-vjeçarin pas një debati

19:40, 30/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku 42-vjeçar Luan Sina, ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, 17-vjeçari me inicialet D. P., gjatë një debati, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç.

Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin e mitur në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco