Kaosi nis para sezonit, Lezha bllokohet nga trafiku: Radha kilometrike...

12:56, 30/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse sezoni turistik veror nuk ka nisur ende zyrtarisht, Lezha po përballet me një situatë shqetësuese të trafikut të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit.

Pamjet e siguruara tregojnë radhë të gjata automjetesh që shtrihen për disa kilometra, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët.

Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në krijimin e kësaj situate është mungesa e akseve alternative rrugore, duke bërë që i gjithë fluksi i qarkullimit të përqendrohet në të njëjtat segmente rrugore.

Me afrimin e muajve të verës dhe shtimin e numrit të turistëve që frekuentojnë bregdetin e Shëngjinit dhe zonat përreth, frika është se trafiku mund të arrijë nivele edhe më problematike. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje dhe masa konkrete për menaxhimin e qarkullimit, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet gjatë kulmit të sezonit turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco