Plani për pengmarrjen zbuloi plantacionet gjigante të kanabisit/ Dënohet banda e shqiptarëve në Gjermani

Plani për pengmarrjen zbuloi plantacionet gjigante të kanabisit/ Dënohet banda e shqiptarëve në Gjermani

20:31, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre plantacione gjigante kanabisi u zbuluan një vit më parë në Gjermani. Sot, shtatë kultivuesit e drogës u dënuan me disa vite burg.

Nga Martin Hoeke, WDR

Para Gjykatës së Landit në Dyseldorf të Gjermanisë dolën shtatë shqiptarë, të moshës nga 21 deri në 51 vjeç, të gjithë pa vendbanim të përhershëm sipas gjykatës.

Gjykata dënoi katër të akuzuarit kryesorë me burgime nga tre vjet e shtatë muaj deri në shtatë vjet, në varësi të rolit të tyre në krim. Për tre ndihmësit, gjyqtarët konsideruan të përshtatshme dënimet nga dy vjet e gjysmë deri në dy vjet e dhjetë muaj.

Prokuroria i akuzoi për kultivim komercial dhe trafik të organizuar kanabisi në sasi të mëdha, si dhe për ndihmë në këto veprime. Sipas trupit gjykues, akuzat u vërtetuan gjatë procesit gjyqësor.

Kultivimi masiv i drogës nisi më shumë se tre vjet më parë

Sipas hetimeve, dy të akuzuarit 50 dhe 51 vjeç kishin planifikuar prej më shumë se tre vitesh kultivimin dhe shitjen në shkallë të gjerë të drogës së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Për këtë, shqiptarët kishin marrë me qira prona të përshtatshme në tre lokacione në Nordrhein-Westfalen dhe kishin rekrutuar pesë bashkatdhetarë si “kopshtarë”, të cilët do të jetonin vazhdimisht në objektet ku kultivohej kanabisi.

Sipas akuzës, ndihmësve 21 deri 34 vjeç u ishte premtuar nga 10 mijë euro për çdo korrje.

Rolet ishin të ndara qartë

Dy të akuzuarit më të vjetër merreshin kryesisht me furnizimin e plantacioneve dhe personelit, ndërsa gjithashtu ndihmonin në rritjen e bimëve të kanabisit.

U zbuluan rastësisht gjatë një procesi për rrëmbim

Policia ra në gjurmët e grupit përmes një procedure tjetër penale, që lidhej po ashtu me tonelata marihuanë. Gjatë këtij procesi gjyqësor po flitej për rrëbimin e një bosi të trafikut të kanabisit.

Të dyshuarit u mbikëqyrën për javë të tëra.

Vitin e kaluar hetuesit ndërhynë dhe zbuluan plantacionet në Lüdenscheid, Bad Salzuflen dhe Dormagen.

Sipas autoriteteve:

-në Dormagen u sekuestruan rreth 1.200 bimë kanabisi,

-në Lüdenscheid rreth 4.600,

-ndërsa në Bad Salzuflen 550 bimë.

Biznes gjigant droge

Sipas hetimeve, prodhimi për çdo korrje arrinte në rreth 150 kilogramë kanabis gjithsej. Çmimi i shitjes në rrugë për kanabis aktualisht vlerësohet rreth 10 euro për gram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco