Goditet një grup trafikantësh, shisnin drogë pranë shkollave në Shijak e Manzë

15:39, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup që shpërndante lëndë narkotike në shkollat e Shijakut dhe Manzës është goditur nga Policia e Durrësit. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona, janë sekuestruar kanabis, kokainë,  heroinë, para cash, automjete si dhe armë zjarri. 

SYRI TV


Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që trafikonte droga të forta pranë ambienteve të shkollave në Shijak dhe Manëz.

Pas një hetimi disa mujor është provuar dhe dokumentuar aktiviteti kriminal dhe në kuadër të operacionit “Clean Five”, janë arrestuar 17 persona, ku 13 janë në masën arrest me burg ndërsa 4 arrest shtëpie.

Ndërkohë një tjetër është në kërkim dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë me qëllim shitjen.

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak dhe në fshatrat e njësive administrative Sukth, Manëz dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë.

Gjatë operacionit, u sekuestruan sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe Cannabis Sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të arrestuar
Ervin Tahiri
 Ervin Keçi
 Fabrinio Durmishi
Hamdi Ibrahimi
Klevi Shani
Oligert Xhani
 Elson Gjepali,
 Marjo Gjoshi
 Indrit Dauti,
Saimir Vezi
Ermal Çalliku
Armand Emini 
Tani Muça (Ferra)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco