EMRI/ Fier - Aksident në aksin e Darëzezës, humb jetën 35-vjeçari

15:35, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë humbjen e jetës së një drejtuesi mjeti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e ri që lidh bypass-in Mbrostar–Levan me drejtim Darëzezën.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Renault Megane”, që po lëvizte në këtë segment rrugor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Në fund të segmentit ndodhej një kthesë 90 gradë, ndërsa aksi është ende në ndërtim dhe sipas të dhënave paraprake mungon sinjalistika e nevojshme rrugore.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti nuk ka mundur të marrë kthesën, duke dalë jashtë rrugës dhe përfunduar në anë të saj. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka gumbur jeten drejtuesi i mjetit Gledis Çala 35 – vjeçar nga Elbasani.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco