Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe edhe si “Clevio” është paraqitur mesditën e kësaj të enjte në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se Kleviol Ahmeti është thirrur si dëshmitar në procesin e Artan Tafanit, ish-pjesë e bandës së Laert Haxhiut.
Paraqitja e Clevios dyshohet të lidhet me ngjarjen e tritolit të vendosur në një prej bizneseve të reperit Noizy. Në dëshminë e tij, Tafani ka deklaruar se lënda plasëse ishte vendosur me urdhër të Haxhiut, pasi nëna e Clevios kishte kërkuar që të ndërmerrej një veprim ndaj Noizyt.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me konfliktin e mëparshëm mes Noizyt dhe Clevios, të cilët ishin përfshirë në një sherr në Durrës. Ndërkohë, dy javë më parë në GJKKO ka dëshmuar edhe vetë Noizy, së bashku me të atin, Bashkim Rajku.
© SYRI.net