Ngjarja e rëndë në Ulqin, zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha që u vra nga bashkëjetuesi i cili më pas i vuri flakën banesës

Ngjarja e rëndë në Ulqin, zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha që u vra nga bashkëjetuesi i cili më pas i vuri flakën banesës

13:44, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqinin, ku një 36-vjeçare me origjinë nga Lezha dyshohet se është vrarë nga bashkëjetuesi i saj, i cili më pas i ka vënë flakën banesës ku ata jetonin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Kodër të Ulqinit. Sipas informacioneve paraprake, policia malazeze ka arrestuar si autor të dyshuar 46-vjeçarin Bashkim Gashi nga Kosova, menjëherë pas ngjarjes.

Autoritetet u njoftuan rreth mesnatës së të mërkurës për një zjarr të rënë në një banesë. Gjatë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në brendësi të shtëpisë u gjet pa shenja jete 36-vjeçarja Dila Ndoj, me origjinë nga Balldreni i Lezhës.

Hetimet paraprake dyshojnë se viktima është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar i ka vënë zjarrin banesës në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit. Mësohet se edhe vetë Gashi ka marrë djegie të pjesshme, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Trupi i pajetë i 36-vjeçares është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekoligjor. Autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco