Zjarri në ambientet e Policisë së Tiranës ra në sallën e network-ut

Zjarri në ambientet e Policisë së Tiranës ra në sallën e network-ut

20:08, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës doli me një deklaratë lidhur me zjarrin që ra brenda në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

'Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.  Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë, ' informoi policia pasditen e sotme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco