Mbi 110 kg kokainë kaluan nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti kriminal në Itali Foto arkivë

Mbi 110 kg kokainë kaluan nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti kriminal në Itali

16:15, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi 

Një operacion i gjerë i autoriteteve italiane ka zbuluar se mbi 110 kilogramë drogë, mes kokainës dhe hashashit, kishin tranzituar edhe përmes Shqipërisë, e përdorur si rrugë kalimi drejt Italisë nga një organizatë kriminale ndërkombëtare.

Guardia di Finanza e Leçes njoftoi për përfundimin e hetimeve ndaj 9 personave me kombësi italiane dhe marokene, të dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe shpërndarje droge në territorin italian.

Hetimet, të zhvilluara nga njësia speciale G.I.C.O. Seksioni G.O.A. i Njësisë PEF në Leçe, zbuluan se rrjeti kriminal operonte në zonën e Leçes dhe kishte lidhje edhe me provincën e Napolit. Shqipëria rezulton të jetë përdorur si një nga pikat e tranzitit për lëndët narkotike që hynin në Itali.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 110 kilogramë kokainë dhe hashash, 4 automjete të fuqishme, ndërsa 7 persona janë arrestuar në flagrancë.

Sipas autoriteteve italiane, droga e sekuestruar do të sillte rreth 500 mijë euro fitime të paligjshme në tregun kriminal.

Megjithatë, në dosjen hetimore nuk rezulton asnjë shtetas shqiptar mes personave të arrestuar apo nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco