Aksident në aksin Lezhë–Shkodër/ Motorri përplaset me automjetin pranë fshatit Gocaj, plagoset drejtuesi

12:44, 26/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr është përplasur nga pas me një automjet.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco