Arrestohet në Spanjë, Kevin Margjoni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO kishte caktuar masën “Arrest në burg” për trafik droge.
49-vjeçari Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK e akuzon si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.
Laboratori i kokainës në Frakull ishte një nga goditjet e SPAK sa i përket trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë.
Margjoni ishte një prej dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar 3 persona të tjerë.
Viktor Çernavaku është pronari i shtëpisë në Frakull të Madh të Fierit ku u zbulua laboratori i kokainës.
Ai ka qenë kryetar komune në Frakull, ndërsa kur u arrestua ishte drejtor i administratës së OST.
Viktor Çernavaku njihej edhe si adhurues i hapur i kryeministrit gjë të cilën e ka shprehur hapur në postime, në rrjetet sociale.
© SYRI.net