Video/ Shikoni si grabitet tabakinoja në Elbasan

16:05, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona të maskuar janë futur për të vjedhur në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik rreth orëve të para të mëngjesit të datës 20 maj.

Syri ka siguruar pamjet ky dy autorët të maskuar me kapele dhe me fytyrë të mbuluar hyjnë në dyqan e vjedhin. 

Mësohet se kanë vjedhur rreth 500 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh.

Autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre, për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera ndërkohë nga ana e policisë së Elbasanit ende nuk ka një informacion mbi këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco