GJKKO shpall të pafajshëm Sali Berishën, u padit për shpifje nga avokatja që adhuronte Enver Hoxhën
GJKKO shpalli të pafajshëm kryetarin e PD-së Sali Berisha dhe disa deputetë të tjerë demokratë dhe gazetarëve lidhur me akuzën e ngritur nga avokatja Valentina Teodoresku për shpifje.
Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Valentina Teodoresku më datë 26.06.2025 kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasit: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Luciano Boçi, etj., të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120, paragrafi dytë i K.Penal.
Teodoresku është avokatja e cila në profilin e saj në Facebook adhuronte Enver Hoxhën, dhe pikërisht këtë juriste gjykata e caktoi kryesisht nga për të mbrojtur interesat e kryedemokratit, Sali Berishanë seancën e verifikimit të masës së parë ‘detyrim për paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’, tetorin e vitit 2023.
Teodoresku pretendoi si shpifëse deklaratat publike të të kallëzuarve prej saj ku e identifikonin si patronazhiste dhe ish-hetuese të kohës së diktaturës. Por gjykata ia hodhi sot poshtë akuzat.
© SYRI.net