Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Plagosi me thikë 42-vjeçarin, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, arrestohet autori në Sarandë! Kamerat e sigurisë zbuluan…

Plagosi me thikë 42-vjeçarin, policia zbardh dinamikën e ngjarjes, arrestohet autori në Sarandë! Kamerat e sigurisë zbuluan…

11:20, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas disa orësh kërkime është kapur nga policia e Sarandës autori i ngjarjes të paradites të së mërkurës ku u plagos me thikë 42 vjeçari Olsi Muçodemi. Ai është Ylber Hamzaj 45 vjeç nga Kryemadhi i Kuksit.

45 vjeçari pas ngjarjes ku goditi me mjet prerës 42 vjeçarin Olsi Muçodema duke i shkaktuar atij plagë në gjoks dhe dorë, u largua për të mos u kapur nga policia. Kish dalë nga qyteti me synimin për t’u larguar fare.

Policia, që përmes kamerave të lokaleve tek vëndi i ngjarjes, kishte piketuar autorin dhe ishte vënë në kërkim të tij dhe arriti ta kapte atë në Qafë të Gjashtës. Në kohën kur u kap nga policia ishte në gjendje të dehur. Sipas burimeve mësohet se 45 vjeçari kishte pak ditë që ndodhej në Sarandë.

Ndërsa grindja që çoi në përdorimin e mjetit prerës ishte i momentit, pse më sheh. Të dy personat nuk kishin njohje me njeri tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco