Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në zonën e Albano dhe Romina në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet që ishte në lëvizje.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net