Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Autorët në arrati - Dhunimi i Sokol Tomës në aksin Mamurras–Laç, policia sekuestron pamjet filmike

10:08, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e 9 majit në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, ku u dhunua barbarisht Sokol Toma.

Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari është goditur me mjete të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesën e veshit.

Burime bëjnë me dije se Toma është marrë disa herë në pyetje nga grupi hetimor, por ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Në dëshminë e tij ai ka treguar se autorët lëviznin me një automjet të bardhë.

Ndërkohë, Policia po heton intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Uniformat blu kanë sekuestruar pamje filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë përgjatë aksit Tiranë–Laç, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të dhunës.

Në reagimin zyrtar, Policia bëri me dije se menjëherë pas njoftimit kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet policore dhe grupi hetimor, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në zonë, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në sulmin ndaj ish-zyrtarit lokal të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco