Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

SYRI TV/ Arapaj nën terror, banorët ngrihen në protestë: Motër e vëlla na kërcënojnë, policia nuk ndërhyn

15:05, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Arapaj në Durrës kanë denoncuar dy të rinj, motër e vëlla, që po terrorizojnë gjithë zonën. Sipas banorëve, 22-vjeçari drejton makinën me shpejtësi sa herë kalon në lagje, duke rrezikuar jetën e fëmijëve të tyre, dhe ata druajnë se ngjarja e ndodhur këtë të dielë në zonën e Ish-Kënetës mund të përsëritet. Nga ana tjetër, edhe motra e tij, e cila sipas banorëve studion në akademinë e policisë, shpesh kërcënon dhe dhunon banorët e lagjes. Ndërkohë, policia, sipas tyre, nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht denoncimeve.

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në lagjen nr.15 në Durrës mund të përsëritet nëse nuk merren masa. Ky është paralajmërimi dhe frika e banorëve të fshatit Arapaj në Durrës, të cilët, përmes një proteste, kanë kërkuar zgjidhje për një rast që mund të ketë fund të ngjashëm me ngjarjen tragjike të së dielës.

Banorët e Arapajt kanë denoncuar rastin në media, pasi në polici deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Ata akuzojnë dy të rinj, vëlla e motër, 20 dhe 22 vjeç, që po terrorizojnë banorët e mbi 20 familjeve në zonë. Sipas banorëve, 22-vjeçari çdo ditë drejton makinën me shpejtësi ndërsa kalon në lagje, duke përbërë kërcënim për të gjithë, veçanërisht për fëmijët. Madje, sipas tyre, ai i filmon fëmijët sa herë i sheh në rrugë.

Përveç kësaj, motra dhe nëna e tij kërcënojnë dhe dhunojnë banorët e lagjes, ndërsa shtojnë se e reja vazhdon shkollën në akademinë e Policisë.

Sipas banorëve, pavarësisht se kanë denoncuar rastin në polici, askush nuk ka marrë masa. Përkundrazi, policia shoqëron banorët dhe jo fajtorët e vërtetë.

Banorët e Arapajt bëjnë thirrje publike që të merren masa ndaj këtij rasti, në mënyrë që të mos përsëritet një ngjarje e rëndë si ajo e pak ditëve më parë në lagjen nr.15 në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco