Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Pak metra larg vendit të aksidentit tragjik/ Dy aksidente në Spitallë - Rruga si pistë garash

13:01, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre ditë pas aksidentit tragjik në Durrësin e ri, që i mori jetën 2 fëmijëve të mitur, Enea Muça dhe Klersi Nikolli, në Spitall vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, këtë të mërkurë u shënuan dy aksidente të tjera rrugore, ku fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish.

Banorët ankohen për sinjalistikën në segmentin që lidh Spitallën me kryqëzimin e Universitetit, teksa ata shprehen se dhe patrullat e policisë nuk janë efiçente.

Nga ana tjetër një problematike prej 4 vitesh mbetet dhe rruga Azem Hajdari, pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik i së diele.

Punimet janë lënë në mes dhe përdoret vetëm njëra korsi, ku mungon totalisht sinjalistika dhe rruga gjatë natës përdoret si pistë garash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco