Pas aksidentit tragjik në Durrësin e ri ku dy të mitur u përplasën për vdekje nga një mjet luksoz që dejtohej nga 57 vjeçari Nikolll Radaçi, Policia e Shtetit pranon se në 4 muajt e fundit ka nje përkeqësim të dukshmëm sa i përket shifrave të aksidenteve rrugore. Shkaktarë nuk janë patina siç u propagandua, por kamikazët në timon më makina luksoze. Policia njoftoi një plan të ri masash për aksidentet rrugor.
Syri TV
Më 12 Tetor, 2025 ish Ministrja e Brendshme Albana Koçiu sot zv Kryeministe njoftoi ndalimin e monopatinave me argumentin se janë shkaktare të aksidenteve rrugore.
Por kjo masë pati thjeshtë efekt propagandistik, pasi numri i aksidenteve nuk ndaloi dhe shkaku kryesor nuk ishin monopatinat por bishat luksoze në rrugë që drejtohen nga kamikazë me patente.
Në 3 Maj në Durrës u shënua tragjedia e radhës, ku 57 vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar mjetin e tij luksoz në gjendje të dehur, përplasi për vdekje, dy të miturit Enea Muça dhe Klersi Nikolli, që dhanë shpirt nën shasinë e benzit, teksa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Mes atyre që shkuan në homazhe ishte dhe zv Kryeministrja Koçiu, e cila refuzoi të komente, teksa në kohën kur ajo ishte Ministre e Brendshme në polici kishin shkuar sinjalizime për Nikoll Radaçin sa i përket manovrave të rrezikshme në rrugë, por nuk ishin marrë parasysh.
Në një kohë që rrugët po përgjakin vendin, Policia e Shtetit nis fushatën e radhës propagandistike.
Drejtori i Rendit për Sigurinë Publike Dhimtiraq Ziu para se të njoftonte planin e masave pranon se bilanci i aksidenteve 4 muajt e fundit është tragjik.
Janë analizuar të gjithë treguesit e performancës për 4-mujorin e vitit 2026, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2025. Pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë, përsëri sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese. ...Sipas statistikave, dallohet qartë se numri më i lartë i aksidenteve me pasojë ka si shkak shpejtësinë dhe më pas vjen sjellja e këmbësorëve, 33% e viktimave janë këmbësorë, drejtues motomjetesh dhe biçikletash.
Më pas ndalet tek masat që Policia e Shtetit pritet të marrë.
Nga ana tjetër gjobat vijojnë të jenë në top listën e prioriteteve të Policisë së shtetit, pasi arkohen cdo muaj miliona leke nga vjelja e tyre.
"82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varojnë nga 20 km/orë mbi normën e lejuar deri në trefish të normës së lejuar.
815 drejtues automjetesh nuk kanë asnjë pikë në lejen e drejtimit dhe do t’i nënshtrohen testimit nga e para.
27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, rreth 60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse.
160 000 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara dhe 85 000 për shkelje të ndryshme" tha ai.
© SYRI.net