Tepelenë/ I shpërtheu granata në dorë, dëmtoi dhe shokun e tij, procedohet penalisht 29 vjeçari

Tepelenë/ I shpërtheu granata në dorë, dëmtoi dhe shokun e tij, procedohet penalisht 29 vjeçari

13:49, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në bashkinë Tepelenë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime shumë të rënda.

Sipas informacioneve zyrtare, 29-vjeçari Xhulio Salaj është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia bën me dije se ai dyshohet të posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municion luftarak, të cilat u gjetën në një magazinë pranë banesës së tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht në këtë ambient, ku dyshohet se mbaheshin edhe granata. Në momentin e incidentit, Salaj ndodhej në një kasolle, ku një prej lëndëve shpërthyese ka shpërthyer në dorën e tij.

LEXO EDHE: U shpërthen granata, plagosen dy persona në një fshat të Tepelenës, njëri në gjendje të rëndë

Si pasojë, ai ka marrë plagë shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart. Fillimisht është transportuar në spitalin rajonal dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Lisien Shehu, 34 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet gjithashtu transferimi drejt Tiranës.

Policia e Gjirokastrës konfirmon se të dy të plagosurit janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco