U shpërthen granata, plagosen dy persona në një fshat të Tepelenës, njëri në gjendje të rëndë

14:49, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë këtë mesditë.

I ka shpërthyer granata në dorë një djali në fshatin Mamaj të bashkisë Tepelenë. 

Ai mësohet se është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës.

Burimet shpjegojnë se është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi granata dyshohet se i ka dëmtuar shumë rëndë duart. I plagosuri i dytë sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë.

I plagosur bashke me të ka mbetur edhe një person tjetër.

Të plagosurit janë identifikuar sai Lisjen Shehu 34 - vjeçar dhe Xhuljano Sala, 28 - vjeçar, të cilët po sillen për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco