Laç/ Atentati me breshëri automatiku ndaj Mentor Nikollit, në kërkim 5 persona

Laç/ Atentati me breshëri automatiku ndaj Mentor Nikollit, në kërkim 5 persona

11:19, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër detaj i rëndësishëm ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, 22 prill, në hyrje të qytetit të Laçit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj një automjeti, pa shkaktuar viktima.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në shënjestër ka qenë shtetasi Mentor Nikolli, i cili dyshohet se sapo ka hipur në automjetin e tij është qëlluar nga tre persona të armatosur, tashmë të shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, të ndodhur rreth 7 muaj më parë, ku është përfshirë djali i Nikollit dhe dy prej djemve të familjes Gjoka.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim pesë persona, mes të cilëve Pren Gjoka dhe dy djemtë e tij, Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka, të dyshuar si autorë të sulmit me armë zjarri. Dyshohet se pikërisht një përplasje e mëhershme mes të rinjve të dy familjeve ka çuar në përshkallëzimin e situatës deri në përdorimin e armëve.

Forcat e rendit vijojnë kontrollet intensive në zonë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco