Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Përplasi për vdekje të moshuarin përgjatë aksit 'Fushë Milot–Skuraj', vetëdorëzohet 58-vjeçari

Përplasi për vdekje të moshuarin përgjatë aksit 'Fushë Milot–Skuraj', vetëdorëzohet 58-vjeçari

12:12, 20/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, ku për pasojë humbi jetën një 81-vjeçar, këtë të hënë u vetëdorëzua në polici autori i aksidentit.

Sipas raportimeve të policisë, pas identifikimit, është vetëdorëzuar shtetasi A. M., 58 vjeç, i cili me automjetin e tij tip “Volksëagen” përplasi për vdekje 81-vjeçarin.

‘Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të  veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të  veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Po në kuadër të veprimeve ndaluan shtetasin  A. M., 58 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte identifikuar si autor i rastit.

Ky shtetas u vetëdorëzua pas identifikimit nga ana e policisë.

Gjithashtu, u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin i ndaluari përplasi 81-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco