Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të diel vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur që flakët të mos përhapen në sipërfaqen kryesore të mbetjeve, duke shmangur përmasa edhe më të mëdha të zjarrit.
Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit. Ndërkohë vijon monitorimi i situatës dhe po punohet për eliminimin e plotë të çdo rreziku.
© SYRI.net