Zbardhen detaje të reja nga përleshja e dhunshme mes dy grupeve të të rinjve në qytetin e Korçës.
Një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital pas konfliktit në rrugë në lagjen nr. 2 pranë kinemasë së qytetit, ndërsa mësohet se i dëmtuari është një i mitur vetëm 16 vjeç.
Mjekët thonë se gjendja e tij pas ndërhyrjes që iu bë është jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon trajtimi me terapi.
LEXO EDHE: Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
“I dëmtuar ka mbetur një 16-vjeçar me iniciale E.B., që ka marrë plagë dhe dyshohet nga mjet prerës, thikë”, thanë burime policore.
Aktualisht ai ndodhet në ambientet e spitalit të Korçës dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merret dëshmia e tij paraprake lidhur me konfliktin.
Autorët e dyshuar pas konfliktit mësohet se janë arratisur nga vendngjarja dhe po kërkohen nga policia vendore. I mituri pas goditjes ka rënë edhe mbi kangjellat aty pranë, ku mendohet se ka marrë dëmtime të tjera me çarje në trup.
Gjatë përleshjes janë përdorur jo vetëm grushte e shkelma, por edhe sende të forta dhe dyshohet deri tek arma e ftohtë thikë, por hetimet janë ende aktive dh dinamika e motivet mbeten ende të paqarta.
© SYRI.net