VIDEO/ Merr flakë banesa në qendër të Elbasanit, panik te banorët...

08:33, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një banese private.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco