Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

VRASJE në Fushë-Krujë/ 'Dhëndrri' ekzekuton me armë fqinjin

19:24, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës, ku një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti të armatosur mes familjarësh.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj fqinjit të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. 

Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, kanë bërë të ditur burimet.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco