Në GJKKO po mbahet gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” ku përballë njëri-tjetrin janë vendosur bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tase.
Ballafaqimi i tyre ndodh me kërkesë të një prej avokatëve në proces lidhur me episodin e vrasjes së Bujar Çelës.
Gjykata lexoi thëniet e Dumanit dhe Alibejt për këtë episod kriminal, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
© SYRI.net