Makina me mbi 200 km/orë, video e aksidentit fatal ku humbi jetën i riu në Novoselë

15:21, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri siguron videon e aksidentit fatal të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Ka qenë ora 03:00 kur në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në në autostradën “Fier Vlore" në drejtim të fshatit Akërni.

Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe këqyrja e perimetrit të zonës ku ka ndodhur aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.

Sipas analizës së pikës së goditjes dhe vendit ku ka përfunduar automjeti, dyshohet se shpejtësia ka arritur rreth 220 kilometra në orë, çka konsiderohet tejkalim ekstrem i normave të lejuara.

Drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari Albi Hoxha u gjet i pajetë rreth 30 metra larg pikës së përplasjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza përfundimtare që do të përcaktojë me saktësi dinamikën e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco