Gjyqi për ‘Sterilizimin’/ SPAK shkon i papërgatitur sërish, GJKKO i kërkoi saktësimin e akuzës për Beqajn!

Gjyqi për ‘Sterilizimin’/ SPAK shkon i papërgatitur sërish, GJKKO i kërkoi saktësimin e akuzës për Beqajn!

14:35, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme e përfaqësuar nga Eneid Nakuci dhe Edvin Kondili lexuan kërkesën për gjykim, të bërë më herët pranë kësaj gjykate.

Gjykata e Posaccme tha se prokurorët nuk kanë përmbushur detyrat që iu lanë nga ana e tyre sa i përket saktësimit të akuzës “vjedhje duke shpërdorur detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Debati në seancë:

Ilir Beqaj: Nuk ka minimalisht një numër apo një shifër për vjedhjen, ose një veprim apo mosveprim timin. Nuk është përmbushur urdhri që iu dha nga ana e gjykatës. Nëse quhet i ezauruar ky moment, do shprehem më vonë.

Avokati Ermal Yzeiraj: Nuk ka çfarë saktësimi të bëjë prokuroria. Kjo që ka sjell prokuroria është pa bazë ligjore, nuk ka ku mbështetet. Duhet të marrë një vlerësim paraprak nga gjykata, nëse kjo e përmbush apo jo kërkesën e gjykatës.

SPAK: Kjo u kërkua nga ana e gjykatës, që prokuroria të sqarojë me shkrim se cila është akuza me të cilën është përcjellë për gjykim i pandehuri. Ka një fakt, që gjatë shqyrtimit të seancës paraprake, prokurorët e kanë bërë prezent faktin që në bindjen e tyre vazhdonte të ishte akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Nëse prokuroria nuk do të ndryshonte akuzën, gjykata do të kthente aktet.

Ilir Beqaj: Akuza ndaj meje nuk është bindja e tyre. Është një proces jo ligjor.

Gjykata u tërhoq në Dhomë Këshillimi për të vlerësuar pretendimet e palëve. Gjatë kësaj kohe Beqaj komunikoi nga kafazi i qelqtë me gazetarët.

‘Ju lutem bëni një lajm dhe vërjani titullin, “gjyqi i instrumenteve” jo “gjyqi i sterilizimit”.

Edhe Beqaj pati pretendime për trajtimin në gjyq.

Ilir Beqaj: ish kryeministri Fatos Nano nuk ka qenë në kafaz po në sallë. Edhe kryebashkiaku i Stambollit gjykohet në sallë dhe jo në kafaz. 

Prokurori: Në këtë proces nuk ka masë sigurimi, ia lëmë në çmim gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco