Dallëndyshe Bici del kokulur nga SPAK pas 2 orësh, pyetet për dosjen e AKSHI-t

12:10, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas dy orësh deklarime në Prokuorinë e Posaçme, Dallëndyshe Bici ka lënë ambientet e SPAK.

Bici, ish-drejtoresha e IKMT dhe Hipotekave, mësohet sipas informacioneve nga gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, se ka dhënë shpjegime dhe është pyetur në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.

Dallëndyshe Bici është parë të futet në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10.00, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se është paraqitur pa praninë e ndonjë avokati.

Në janar të këtij viti, Dallëndyshe Bici la postin e drejtoreshës së IKMT, pas rimarrjes së këtij institucioni më 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco