'Ura dhuratë', deputetët e PD-së në GJKKO dëshmojnë në gjyqin Zyra Islamajt: I qëndrojmë kallëzimit

11:11, 07/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike u thirrën sot në GJKKO për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj  Zyra Islamaj, zv. Kryetares së Bashkisë Tropojë.

Zyra Ismaili po gjykohet për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ndërsa ndërtuesi Rrok Gegaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për ‘urën’ dhuratë që I ka ndërtuar zyrtares së shtetit

Dhjetë deputetë të PD-së me në krye kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi u paraqitën sot në GJKKO duke iu përgjigjur thirrjes së gjykatës për të dëshmuar.

Në një prononcim jashtë sallës Bardhi tha se deputetët ishin thirrur si firmëtarë të kallëzimit të cilit vijojnë t’I qëndrojnë, një fakt që është provuar dhe nga vetë SPAK me marrjen e pandehur

“Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe gjykata ka pranuar kërkesën dhe ne i jemi përgjigjur kësaj kërkese nga ana e gjykatës. Së dyti, drejtësia po e bën punën, sa kohë një zyrtare publike akuzohet për korrupsion në gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Bëhet fjalë për nënkryetaren e Bashkisë së Tropojës, e cila është marrë e pandehur dhe është dërguar në gjyq me akuzën për korrupsion në rastin e një prokurimi publik, ku dyshohet se ka përfituar ndërtimin si dhuratë të një ure nga ana e kompanisë private që ishte kontraktuar për të ndërtuar një rrugë nga Bashkia e Tropojës.

Arsyeja për të cilën erdhën nuk janë deklarimet publike, janë sepse një grup deputetësh janë firmëtarë të kallëzimit. Patjetër që i qëndrojmë kallëzimit që kemi bërë në Prokurorinë e Posaçme. Është lajmi i mirë që kallëzimi i bërë prej nesh është gjetur si i drejtë dhe me provat e duhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme, e cila në përfundim të hetimeve i është drejtuar në këtë çështje për gjykim Gjykatës së Posaçme”

Çfarë dëshmuan deputetët demokratë në sallën e gjyqit.

Dëshmia e deputetes Elda Hoti: I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpëdorur detyrën. Ccdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime.

Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova. Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh.

Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura, apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndëryrë për ndërtimin e urës për motrën e saj.

Dëshmon Gazmend Bardhi: Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, pas informacioneve publike të bëra në një emision investigativ. Verifikimet përkatëse janë detyrë e organit të prokurorisë.

 

Deshmon Bledion Nallbati: Referuar një emisioni është bërë një kallzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallzimi. S'kam pse të bëj verifikim për urën.

Dëshmia Xhelal Mziu: Duke u bazuar në emisionin “Piranjat” kemi parë të rëndësishme që dyshohej për një vepër penale “shpërdorim detyre”. Në këtë kontekst unë dhe disa kolegë  kemi bërë një kallëzim. Ne nuk kemi mjaftueshëm kohë të shkojmë të bëjmë verifikime në Tropojë.

 

ura dhurate

Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës njëra prej të cilave me ndërhyrjen tek biznesmeni Rrok Gega, do të ishte e përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës saj.

Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranon dhe vetë ndërtuesi Rrok Gega në një bisedë të zhvilluar mes tij dhe punonjësit të Bashkisë së Tropojë, Agim Demiraj, i cili deklaron se nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do të ia bënte "dhuratë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco