10 deputetë demokratë, janë paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme pasi janë thirrur në gjyq si dëshmitarë në procesin ndaj Zyra Islamit zv. Kryetares së Bashkisë Tropojë, që u komandua për disa kohë si kryetare në kohën e vënies në arrest shtëpie të Rexhe Byberit.
Deputetët janë thirrur pasi kanë kallëzuar abuzimet me detyrën të Islamit që u denoncuan nga “Piranjat” në Syri Televizion.
Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës dhe që kishte interesa personale të Islamajt.
Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës njëra prej të cilave me ndërhyrjen tek biznesmeni Rrok Gega, do të ishte e përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës saj.
Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranon dhe vetë ndërtuesi Rrok Gega në një bisedë të zhvilluar mes tij dhe punonjësit të Bashkisë së Tropojë, Agim Demiraj, i cili deklaron se nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do të ia bënte "dhuratë", informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.
Dëshmia e deputetes Elda Hoti: I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpëdorur detyrën. Ccdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime.
Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova. Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh.
Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura, apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndëryrë për ndërtimin e urës për motrën e saj.
© SYRI.net