Gjykata e Posaçme të Apelit ka rrëzuar ankimin e Belinda Ballukut, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra.
Në seancën e sotme, Balluku u përfaqësua nga avokati i saj, Ardian Kalia.
Avokati ka deklaruar gjatë seancës nuk ka objekt masa e pezullimit për Belinda Ballukun. Ndërsa ka kaluar në dekadencë pasi kanë kaluar 3 muaj sipas afateve ligjore.
Por gjyqtarja Miljana Muça e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Balluku është në pritje të shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë për masën e ndalimit të daljes jashtë vendit të cilën e ka kundërshtuar.
Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, pasi është marrë e pandehur nga SPAK.
Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor.
Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Ndërkohë SPAk kërkoi pak kohë më vonë heqjen e imunitetit për zëvendësen e Ramës që ta arrestonte. Por kërkesa u refuzuar nga mazhoranca socialiste me forcën e kartonëve në Kuvend.
© SYRI.net