Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Toc (qarku i Gjirokastrës) ku një lëndë plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së kreut të njësisë administrative Qesarat.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të mbledhur prova, por deri tani nuk ka identifikim të autorit ose autorëve.
Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan një makinë Range Rover, e cila ishte djegur pranë vendngjarjes. Makina rezulton të jetë vjedhur në Tiranë në vitin 2023.
Kreu i njësisë administrative, Butjan Kapa, ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di të ketë kërcënime ndaj tij.
Policia po heton gjithashtu një pistë tjetër, lidhur me fëmijët e Kapes, të cilët ndodhen jashtë shtetit.
Hetimet vijojnë dhe autoritetet punojnë për identifikimin e personave përgjegjës për ngjarjen.
© SYRI.net